Të hënën, Gjykata e Lartë në Londër ka marrë vendim që të hyjë në fuqi plani i qeverisë britanike për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë.
“Qeveria (britanike) ka bërë marrëveshje me qeverinë e Ruandës, të cilat synojnë të sigurojnë që kërkesat për azil të njerëzve të zhvendosur në Ruanda të përcaktohen siç duhet atje. Në ato rrethana, zhvendosja e azilkërkuesve në Ruandë është në përputhje me Konventën e Refugjatëve dhe me detyrimet statutore dhe të tjera ligjore të qeverisë, duke përfshirë detyrimin e vendosur nga Akti i të Drejtave të Njeriut 1998”, u shpreh gjykatësi.
Duke shpallur vendimin e gjykatës, gjyqtari Clive Lewis tha se ishte e ligjshme që Britania të bënte marrëveshje me qeverinë e Ruandës për të dërguar azilkërkuesit në vend që kërkesat e tyre për azil të përcaktoheshin atje.
Në prill, Britania e Madhe arriti një marrëveshje me Kigalin, duke synuar të dërgonte dhjetëra mijëra emigrantë që mbërrinin në brigjet e saj në Ruandë. Megjithatë, asnjë deportim nuk është bërë ende për shkak të sfidave ligjore — dhe kjo mund të vazhdojë nëse do të ketë apelime të mëtejshme.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026