Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhit me objekt “heqje sekuestro” ndaj disa provave që SPAK mësohet t’i ketë sekuestruar.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi kishte ankimuar në Gjykatën e Posaçme një sekuestrim të kryer nga ana e SPAK.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për pasuri apo send në emër të saj. Ende nuk dihet se çfarë është vendosur në sekuestro, ndërsa seanca po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme nga gjyqtari Erjon Çela dhe Prokurori i Posaçëm Sotir Kllapi.
Mësohet se Kryemadhi nuk është paraqitur këtë të enjte, por përfaqësohet nga avokati Redi Llanaj.
SPAK ka nisur më herët verifikim në lidhje me një kallëzim për disa ndërhyrje estetike që ka kryer Kryemadhi, ndërsa nuk ka deklaruar pagesat që ka kryer.
- “Shqipëria s’ka pretendime ndaj territorit serb”/ Rama i përgjigjet Vuçiçit për lumin Ibër: Serbia e humbi Kosovën, hartat janë më pak tolerante - 11/08/2026
- Debati për lumin Ibër, BE kritika Serbisë: Deklaratat të tilla për ndryshimin e rrjedhës duhet të shmangen - 11/08/2026
- “Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë - 11/08/2026