25.5 C
Tirana
22 / 06 / 2025

GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen “Partizani”, ku të akuzuar janë kryetari i PD, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Me këtë vendim i hapet rrugë përballjes së parë të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, me drejtësinë.

“Gjykata sot vendosi ta kalojë për gjykim çështjen. Ndërkohë, në rastin Dako po e njëjta gjyqtare e ka kthyer çështjen pa kërkim, kurse për ne vendosi ta dërgonte për gjykim. Kjo është vendimmarje e paligjshme e kësaj gjyqtareje”, u shpreh avokati Genc Gjokutaj.

Ndaj ish-kryeministrit rëndon akuza për korrupsion pasiv dhe për Berishën është në fuqi masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, për dhëndrin e tij rëndojnë dy akuza për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, me Malltezin që vijon të mbetet në “arrest shtëpie”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x