Nga data 24 deri më 29 tetor 1927, në Bruksel u zhvillua Konferenca e pestë “Solvay”. Ndoshta konferenca më e famshme shkencore në histori. Shtatëmbëdhjetë nga 29 pjesëmarrësit, ishin ose u bënë fitues të Çmimit Nobel.
Ky aktivitet që është jetësuar në këtë foto zyrtare është historike sepse pikërisht në këtë konferencë, fizikanti i madh, Albert Ajnshtajni tha frazën e famshme: “Perëndia nuk luan zare”. Bohri i’u përgjigj: “Ajnshtajni, mos i thuaj Perëndisë çfarë të bëjë”.
Kjo foto ka një rëndësi tjetër të madhe, ngase në mes gjithë kokave më të pushtetshme të shkencës të shekullit XIX është edhe një grua, Mari Kyri, e para e deriatëhershme që ka rrëmbyer mes sundimit maskilist çmimin Nobel.
Në këtë foto të punuar me ngjyra është asambleja e konferencës:
Rreshti i parë, ulur, nga e majta në të djathtë:
Irving Langmuir, Max Planck, Marie Curie, Hendrik Lorentz, Albert Einstein, Paul Langevin, Charles-Eugene Guye, CTR Wilson, Owen Richardson.
Radha e mesme, gjithashtu të ulur, nga e majta në të djathtë:
Peter Debye, Martin Knudsen, William Lawrence Bragg, Hendrik Anthony Kramers, Paul Dirac, Arthur Compton, Louis de Broglie, Max Born, Niels Bohr.
Radha e pasme, në këmbë, nga e majta në të djathtë:
Auguste Piccard, Émile HENRIOT, Pali Ehrenfestit, Théophile de Donder, Erwin Shrodingerit, JE Athena, Wolfgang Pauli, Werner Heisenberg, Ralph Fowler, Léon Brillouin.
Albert Vataj
- Trump shfaqet duke dremitur në gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale, Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen - 29/09/2026
- Ish-gjenerali që u bë ambasador/ Eric Wendt nis “betejën” diplomatike amerikane, zbulohet cilin takon të parin të mërkurën - 29/09/2026
- Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK: Sfidon këdo për ato biseda që kanë dalë… - 29/09/2026