Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri priti një delegacion miqsh, përfaqësues politik të socialdemokratëve gjerman.
Grupi shoqërohej nga Michael Rüter, këshilltar i SPD e ish-ministër dhe kishte në përbërje Maximilian Schmidt, anëtar i Bordit të kompanisë “Volksëagen” dhe “Continental”; Björn Kufahl, President i Turizmit dhe udhëtimeve për SPD Gjermane; Jörg Martin Misir, President i kompanisë së turizmit “MISIR”; Gisela Strnad, anëtare e bordit të “Siemens” dhe “Fujitsu”.
Në një status në rrjete sociale, Gjiknuri nënvizon se kjo marrëdhënie e ngushtë synon promovimin e Shqipërisë si një destinacion turistik dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
“Pata kënaqësinë të mikprisja një delegacion miqsh, përfaqësues politik të socialdemokratëve gjerman. Grupi shoqërohej nga Michael Rüter, këshilltar i SPD e ish-ministër dhe kishte në përbërje Maximilian Schmidt, anëtar i Bordit të kompanisë “Volksëagen” dhe “Continental”; Björn Kufahl, President i Turizmit dhe udhëtimeve për SPD Gjermane; Jörg Martin Misir, President i kompanisë së turizmit “MISIR”; Gisela Strnad, anëtare e bordit të “Siemens” dhe “Fujitsu”.
Marrëdhënia e ngushtë midis Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë Socialdemokrate gjermane përveçse në rrafshin politik synon të promovojë Shqipërinë si një destinacion turistik dhe vend me potencial të lartë zhvillimi ekonomik”, thekson Gjiknuri.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026