11.5 C
Tirana
01 / 02 / 2026

Gjiknuri prezanton Klosin si drejtues politik në Vlorë, mungon Leli e Ahmetaj

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka prezantuar sot para bazës socialiste në Vlorë, deputetin Blendi Klosi, i cili me ndryshimet e miratuara së fundmi është drejtuesi politik I qarkut.

Klosi zëvendëson në këtë post, ish-kryeministrin Arben Ahmetaj, për të cilin Gjiknuri i pyetur nga mediat i quajti këto ndryshime, normale si para fushatës.

 “Këto janë lëvizje normale para fushatave zgjedhore ku secili merr pozicionin tij si lojtar që ekipet japë maksimumin e tij. Në emër të fushatës po marrim rolet tanë.”, tha Gjiknuri.

I pyetur nga media për mungesën e kryetarit të bashkisë, Dritan Leli, Klosi tha se PS do të bashkojë Socialistët dhe do të shikojë punën për kryetarët e bashkive në 61 bashkitë.

“Do bashkojmë popullin.  Do shikojmë performancën në të 61 bashkitë”, tha Klosi.

Në takimin prezantues mungonte dhe Ahmetaj për të cilin Gjiknuri u shpreh se ftesën e ka marrë por mund të ketë pasur ndonjë takim.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x