Nominimet për Golden Globes janë njoftuar tashmë dhe Elvis, The Crown e Top Gun: Maverick kryesojnë listën. Ceremonia e 80-të e Golden Globes do të mbahet më 10 janar në hotelin Beverly Hilton.
Kevin Costner është nominuar për rolin e tij si John Dutton në Yellowstone, po ashtu edhe Imelda Staunton në The Crown, Ana de Armas si Marilyn Monroe në Blonde.
Austin Butler është nominuar si “aktori më i mirë” në një dramë për rolin e tij në Elvis, i cili gjithashtu është pretendent për filmin më të mirë.
White Lotus nominohet në kategorinë e re të Serive të Kufizuar për Televizion, teksa Jennifer Coolidge pret që të nominohet për aktoren më të mirë.
Golden Globes për vitin 2023 do të moderohet nga komediani Jerrod Carmichael ndërsa pritet që të ndahen 27 çmime.
