Gjyqtari Gerd Hoxha konfirmohet në detyrë nga shkalla e dytë dhe përfundimtare e vettingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkruan newsbomb.al. Vendimi për Hoxhën është marrë pak më parë, pasditen e kësaj të mërkure 6 korrik.
Gjyqtari i Tiranës është konfirmuar në detyrë dhe nga shkalla e parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e vettingut. Ai mori shumicë votash, por ONM-ja i rekomandoi Komisionerit Publik që të ankimonte vendimin për Gerd Hoxhën.
“Në përfundim trupi gjykues, subjekti i rivlerësimit Gerd Hoxha, ka arritur nivel të besueshëm në tre kriteret e rivlerësimit dhe nuk cenuar besueshmërinë tek sistemi gjyqësor. Trupi gjykues i KPK në 3 qeshor, i cili ka vendosur konfirmimin në detyrë të subjektit Gerd Hoxha, është i drejtë dhe duhet të lihet në fuqi”, thuhet në njoftimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Gerd Hoxha u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe e ushtron funksionin si gjyqtar i Gjykatës së Tiranës prej 18 vitesh. Paralelisht me detyrën si gjyqtar, Hoxha ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe kryetar i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë.
Pas disa përballjeve në KPA, gjyqtari që ka afro 20 vite në sistemin e drejtësisë ka arritur të marrë konfirmimin në detyrë. Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit është përfundimtar dhe i formës së prerë, duke i garantuar kështu Gerd Hoxhës vazhdimin e karrierës së suksesshme si gjyqtar.
- Balla publikon pamjet nga plazhi i Divjakës: Pastrimi i vijës bregdetare me makineri të teknologjisë së fundit - 11/07/2022
- Të bllokuar midis kufirit të Thethit e Valbonës, shpëtohen 3 turistët çek, Manastirliu publikon pamje - 11/07/2022
- Publikon fotot e shkollës, deputeti Korreshi ironizon Ministren Kushi: Vetëm për fushatë e përdorin - 11/07/2022