18.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Gazetarja – Flamur Nokës: Je në verifikim nga SPAK. Deputeti: Altin Dumani të mbajë briskun…

Një debat i ashpër mes gazetares Klodiana Lala dhe deputetit Flamur Noka ka ndodhur në emisionin Open në News 24. 

Lala i tha Nokës se është në verifikim nga SPAK, teksa e pyeti nëse është kjo arsyeja se përse e sulmon SPAK.

Ndërsa, Noka u përgjigj se SPAK funksionin me regji dhe se nuk heton aferat e qeverisë.

Klodiana Lala: Je në verifikim nga SPAK. A është kjo arsyeja që sulmon Prokurorinë e Posaçme?

Flamur Noka: E vërteta është se SKAP-i i partisë nuk guxon të hetojë korrupsionin qeveritar dhe atë zgjedhor, nuk hap dosjen 184. SPAK të mbajë briskun.

Ju nuk jeni demokratët. Zëdhënësi i SPAK nuk është objekt i Partisë Demokratike, por do ia thuash Dumanit që ta mbaj briskun.

Klodiana Lala: Me këto shprehje do ta bindësh elektoratin për zgjedhje.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x