Partia Demokratike ka reaguar për përplasjet në protestën e sotme para Kuvendit, duke dënuar dhunën.
Kreu i selisë blu, Sali Berisha në një videomesazh, u shpreh se “Me urdhër të Edi Ramës, sot narkopolicia përdori lëndë toksike, gaz lotsjellës të skaduar, përdori spray ariu, lëndë piroteknike, topat e ujit, zvarritjen, përgjakjen e protestuesve paqësorë me një egërsi të papërmbajtur”.
“Dëshmuan se janë të aftë dhe të gatshëm, të ndërmarrin çdo krim dhe çdo akt për të mbrojtur karrigen e tyre. Me dhjetëra e dhjetëra protestues u morën forcërisht dhe me dhunë për t’u transferuar në qelitë e komisariateve.
Edhe një herë, kërkojmë lirimin e menjëhershëm, të të gjithë të ndaluarve, protestues paqësorë që po protestonin në përputhje me të drejtën e tyre kushtetuese dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Dënojmë me forcën më të madhe dhunën e egër të ushtruar ndaj tyre dhe u bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë, të bashkohen, të solidarizohen, të mbështesin me të gjithë potencialet e tyre suksesin e pandalshëm të lëvizjes rinore qytetare më të fuqishme që ka njohur vendi nga vitet ’90.”, shprehet PD në një deklaratë zyrtare.
- “Berisha më mbajti me gajret”, Edmond Spaho tregon përplasjet me Nokën: Për pak sa nuk u përplasëm fizikisht, është harbut, më zëvendësoi vetëm se… - 18/07/2026
- Kuvendi Kombëtar i Protestës mbahet mes tensioneve, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin. Organizatori: Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve - 18/07/2026
- “BE të dënojë fashizmin e ministres serbe!”, Konjufca letër Kallas-it: Të mos trajtohet thjesht si gafë - 18/07/2026