11.5 C
Tirana
09 / 01 / 2026

FOTOLAJM / 8 Janar 2022 – 4 vite nga sulmi i dhunshëm i Berishës ndaj selisë së PD-së

Katër vite më parë, më 8 janar 2022, Partia Demokratike përjetoi një nga episodet më të rënda në historinë e saj, kur grupimi “Foltore”, i drejtuar nga Sali Berisha, sulmoi me dhunë selinë qendrore të Partia Demokratike në Tiranë, me synimin për ta marrë nën kontroll.

Nga ana tjetër, grupimi zyrtar i PD-së, i drejtuar në atë kohë nga Lulzim Basha, reagoi duke u mbyllur brenda godinës, duke blinduar dyer e dritare dhe duke kundërshtuar hyrjen e protestuesve, ndërsa në ambientet e selisë zhvillohej një mbledhje e Kolegjit të Kryetarëve.

Për disa orë me radhë, selia e opozitës u shndërrua në një skenë dhune të hapur: leva hekuri, mjete metalprerëse, shkallë dhe shkopinj u përdorën për të thyer hyrjet, ndërsa pati edhe përplasje fizike mes palëve. Ngjarja u perceptua gjerësisht si një “luftë civile” brenda PD-së, mes një pale që kërkonte pushtimin e selisë me çdo kusht dhe një tjetre që synonte ta mbante atë po me çdo kusht.

Vetëm ndërhyrja e Policisë së Shtetit, me përdorimin e gazit lotsjellës dhe shkopinjve të gomës, i dha fund përplasjes, duke shpërndarë turmën jashtë dhe duke nxjerrë nga godina drejtuesit dhe deputetët nën tension dhe panik.

Katër vite më pas, 8 janari 2022 mbetet një pikë kthese për Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare. Ajo ngjarje vulosi përçarjen e thellë brenda PD-së, ndikoi në zhvillimet elektorale, dobësoi marrëdhëniet me faktorët ndërkombëtarë dhe çoi në fragmentarizimin e opozitës, një realitet që vijon të reflektohet edhe sot në skenën politike shqiptare.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x