Bora ka mbuluar një pjesë të madhe të territorit të Kosovës gjatë natës, ndërsa temperaturat kanë rënë ndjeshëm.
Policia e Kosovës iu ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes dhe të përdorin goma dimri ose zinxhirë.
“Policia e Kosovës apelon për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar për fillimin e sezonit dimëror ku ndryshimet atmosferike janë të pranishme. Sigurohuni që gomat e mjetit tuaj janë ndërruar para fillimit të sezonit dimëror, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, në temperaturat e ulëta!”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve - 07/11/2026
- Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai - 07/11/2026
- Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja! - 07/11/2026