Në mënyrë të papritur, në shtëpinë e Barcelonës është rikthyer edhe një herë diskutimi në lidhje me trajnerin për sezonin e ri. Pavarësisht se pak kohë më parë, Xavi u konfirmua në krye të ekipit, mjaftoi një deklaratë e këtij të fundit për të përmbysur situatën. Pavarësisht se Xavi insiston se do të jetë në krye të ekipit edhe vitin tjetër, mediat kanë një tjetër version.

Dy të përditshmet pranë klubit bluagrana, Mundo Deportivo dhe Sport shtrojnë pyetjen: Kush do të jetë trajneri i Barcelonës. Në mendjen e presidentit Laporta janë disa versione, ku më kryesori është të shkarkojë Xavi-n. Mes emrave që shihen si pasuesit e tij janë De Zebri, Thiago Motta, Tuchel dhe Flick: “Vendimi i madh”, shkruan Sport në faqen e parë.

Ndërkohë, Mundo Deportivo e ngushton pak listën, ku janë Xavi, do të qëndrojë apo jo, ndërsa si zëvendësues ka dy emra, Rafa Marquez dhe Flick: “Vendimi final”, shkruan Mundo Deportivo në faqen e parë.
- Portreti i Mozartit nga Barbara Krafft, referuar përshkrimeve të Maria Anna, motrës së gjeniut të muzikës - 20/10/2026
- Kufiri i brishtë mes të mires dhe të keqes, sipas Gustav Jung - 20/10/2026
- Christiane Amanpour largohet nga CNN/ Gazetarja dhe prezantuesja e njohur ikën pas 43 vitesh: “Jini gjithmonë të vërtetë, jo neutralë”. - 20/10/2026