7.5 C
Tirana
29 / 01 / 2026

FOTO/E veshur kuq e zi, dy këngëtaret e famshme shqiptare shkëlqejnë në tapetin e kuq

Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Paris Hilton kanë shkëlqyer gjatë eventit të përvitshëm të “KIIS FM’s Jingle Ball” që u prezantua nga Capital One dhe u mbajt në Forumin Kia në , të premten mbrëma.

Lipa – e cila së fundi përfundoi turneun e saj “Future Nostalgia” – u shfaq në tapetin e kuq me një veshje lëkure të zezë dhe të kuqe që i ekspozonte mjaft bukur linjat trupore.

Fituesja e çmimit Grammy, 27 vjeçe, mbante flokët e gjatë të lëshuar dhe kishte bërë një make-up profesional të thjeshtë.

Rexha – e cila së fundmi performoi pjesën e parë në ndeshjen e futbollit të Detroit Lions në Ditën e Falënderimeve – shfaqi kthesat e saj në një veshje ngjyrë blu.

Krijuesja e hiteve, 33 vjeçe, mbante veshur një “jumpsuite” me dekolte të hapur dhe kishte disa mëngë të lirshme. Bebe kishte vendosur që me make-up të theksonte më shumë buzët dhe flokët biond i mbante të lëshuara.


Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x