27 C
Tirana
15 / 09 / 2026

FOTO/ “Çlirimtarë, sillni në shtëpi” – Kosova ‘vishet’ me flamuj e portrete para aktgjykimit në Hagë

Në qytete të ndryshme të Kosovës janë vendosur flamuj, emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fotografi të ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj tyre në Hagë, në disa prej qyteteve janë vendosur edhe orë që numërojnë kohën e mbetur deri në momentin e vendimit.

“Çlirimtarë, sillni në shtëpi”, shkruhet në një prej billbordeve të vendosura në qendër të Prishtinës, ku kanë mbetur më pak se 24 orë deri në shpalljen e aktgjykimit.

 Katër ish-eprorët e UÇK-së akuzohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktgjykimi pritet të shpallet paraditen e 16 shtatorit.

Vendimi konsiderohet një prej më të rëndësishmëve të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila u themelua në vitin 2015 për trajtimin e pretendimeve për krime të kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Në Kosovë, pritja për aktgjykimin është shoqëruar me thirrje për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa vëmendja është përqendruar te ajo që do të vendoset në sallën e gjyqit në Hagë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x