12.5 C
Tirana
22 / 03 / 2026

“Foltorja” e Berishës/ I propozohet të kandidojë në primare për Korçën, Eleina Qirici refuzon

Eleina Qiricit i është propozuar për kandidate për primaret e kryetares së Bashkisë Korçë.

Lajmin e ka bërë vetë me dije në një postim që ka bërë në rrjetin social “Facebook’ duke njoftuar se një propozim të tillë nuk e ka pranuar.

Ajo thotë se nuk do të kandidojë për kryetare të Bashkisë Korçë, ndërsa ka theksuar se do i bashkohet protestës së 12 nëntorit para kryeministrisë.

blob:https://pena.al/57931339-cf56-4b61-98c2-b52701aab4f4

“Falenderoj me mirënjohje dhe respekt secilin prej jush që më ka propozuar në strukturat politike të Partisë Demokratike Dega Korçē, si kandidate për Primaret e Kryetarit të Bashkisë!

Falenderoj me mirënjohje dhe respekt secilin prej jush që më keni shkruar apo telefonuar për t’ju përfaqësuar në këtë garë! Ju vlerësoj maksimalisht! Por, dua të ndaj me ju vendimin tim për të mos kandiduar për Kryetar Bashkie të Korçës.

Korça DUHET tu kthehet banorëve të saj, ti jepet FUND tenderave korruptive dhe gllabërimit të pronave / mjediseve në kundërshtim me interesin e komunitetit.

Referendumi lokal është domosdoshëri! Ndaj do të jemi bashkë në këtë proces për të siguruar një garë dinjitoze në primare dhe fitoren e forcës sonë politike!12 Nëntor tek Kryeministria! Me respekt, Eleina”- shkruana ajo./

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x