Shkrimtarja dhe ish-deputetja Flutura Açka ka bërë një reagim të fortë për ish-kolegun Gazment Bardhi, pas përplasjes që ky i fundit ka pasur dje në Kuvend me deputeten socialiste Zegjine Caushi. Sipas saj, Gaz Bardhi e ka hak këtë nivel debati.
“Kujtoj egërsinë ndaj meje dhe sjelljen tipike fashiste, deri në përjashtimin pa një njoftim a një SMS nga drejtimi i KPEMIP-ë, në formēn më brutale të mundshme é në bashkëpunim të plotë me Lindita Nikollën e PS-së.
Bretk në mes të bretkosave tani! Zegjinenë e ke hak, miku im, se u epe, u dhe, iu dorëzove bretkosave dhe zhabëve: Amnistia Penale, Kodi Zghedhor 27 korrik 2024, Avokati i Popullit, Butrinti, Paketa e Maleve. Ka shumë! Pa le, marshimi triumfator – pasi i preve në besë miqtë e skalionit reformator të PD-së – drejt Rithemelimit”, shkruan Flutura Açka.
Ish-deputetja demokrate i thotë Gazment Bardhit se nëse ai nuk “do të ishte epur”, sot Shqipëria do të kishte një Parlament zotërinjsh, jo Zegjine që “të layrisë” me padijen e saj. Sipas Flutura Açkës, kështu shkon kjo punë: Më thuaj me kë rri, të të them kush je!
“Tani as Zegjineja nuk indinjon – denjon – të kursehet pak me të latyrisë me padijen e saj. Kujtoj kujdesin reciprok në fjalë që kishim më 2021, dhe kam keqardhje pêr katandisjen e Grupit Parlamentar!
Nuk thotë kot populli: Më mirë rrihu me një të mençur, vëlla, se të puthesh me një budalla!
Këto që po i shkruaj, i kam me humor, se nuk ma ndien fare për Parlamentin, dhe jam e bindur se në nivelin që e keni katandisur ju politikën shqiptare, nuk është më asgjë më tepër, se një kartabythje e shoqërisë shqiptare”, përmbyll ajo.
- Flutura Açka – Bardhit: E ke hak Zegjinenë, se me mua u solle si fashist! Preve në besë miqtë dhe ike - 20/02/2026
- Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë… - 20/02/2026
- Berisha mbyll protestën “pa rrëzuar Ramën”, me akuza dhe kërcënime nga selia blu paralajmëron të radhës: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur vendi - 20/02/2026