Mbetet ende një problem kapaciteti i kufizuar i kopshteve dhe çerdheve dhe për këtë arsye regjistrimet e fëmijëve janë bërë duke u mbështetur në disa kritere, ku përparësi kanë patur disa kategori. Gjatë muajit tetor, Tiranës do t’i shtohen edhe shtatë kopshte të reja, që do ta lehtësojnë disi fluksin e madh të kërkesave nga prindrit.
Rreth 12 mijë fëmijë frekuentojnë çdo ditë kopshtet publike në Tiranë dhe sipas drejtoreshës së Qendrës Ekonomike të Zhvillimit të Fëmijëve, Zhaneta Beqiri, për shkak të kapaciteteve të kufizuara u janë dhënë përparësi disa kategorive.
Aktualisht në Tiranë ka 39 çerdhe, 49 kopshte në zonën urbane dhe 50 kopshte në zonën rurale.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Ambasadorët e BE takim me Ramën në Kryeministri - 12/11/2025
- Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Burgjeve për t’u takuar me monitouesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore të KE: Siguroni kushtet - 12/11/2025
- Dita e tretë e dëshmisë së ish të dërguarit të posaçëm amerikan në Kosovë: Thaçin e kam takuar më 1998. S’e dinim kush i publikonte komunikatat e UÇK-së - 12/11/2025