18.5 C
Tirana
10 / 08 / 2025

Flota Luftarake Detare, 1945-15 gusht-1992/ 80 vjetori i ditës simbolike të FLD (Pjesa e dytë)

Nga Zamir Mati

Më 4 prill 1946, Kapiteni i Parë Abdi MATI me 20 kursantët e parë lundrojnë me motobarkën “YLLI I Kuq” me kapiten Haxhi SHEHU, drejt portit te Tivatit të Jugosllavisë ku ndodhej shkolla e specialiteteve të detarisë, kryesisht për të përgatitur specialistë të riparimit të anijeve, mekanikë, elektriçistë, palumbarë, etj.:

Nazmi MEZINI, Andrea KAROLI, Petro KONDI, Masar KALO, Ligor ÇOBANI, Vasil BEKA, Nazmi LUFA, Xhuvi XHAVO, Adem BARUTI, Xhavit Bardhyli, Caci FEKO, Hajro BANAJ, Skender OSMANI, Muharrem XHIHANI, Rapi GREMI, Sali KONDO, Miho TOLI, Ropi BALASHI, Mustafa RAIFI.

Grupi i dytë po me motobarkën “Ylli I Kuq” u nis në datë 16 gusht 1946 përsëri i shoqëruar nga kapiteni i parë Abdi MATI dhe pëbëhej prej 85 kursantësh. të cilët shkonin për studime në Divulje të Trigorit, afër Splitit në bazën detare të shkolles se Marines Ushtarake

Jugosllave, në specialitete: navigator, mekanik, silurist, minorë, artilierë, ndërlidhje, sinoptikanë, sinjalistë, etj. Oficerët dhe nënoficerët e parë që dolën nga shkollat në Jugosllavi ishin:

Nazmi MEZINI, Selam QEIVANI, Sadik GËRXHALLIU, Paskal THANASI, Petro TRENI, Mersin HYSI, Pandi STERIO, Ismet BELULI, Beqar DEMKO, Rahmi MBORJA, Peçi NDRIO, Llazar KOTE, Halit HIMA, Isuf GALIÇICI, Xhevit BUJARI, Bilbil ORMENI, Celnik HOXHA, Shefki DODA, Kamber AVDIA, Stavri BERETI, Bib Bush KOLA, Adem BARUTI, Hajro BANAJ, Thoma ANDONI Emin GJIKA, Stilo PALI, etj.

Më 22 tetor 1946 ndodh ngjarja e rënies në mina detare e luftanijeve të Royal Navy ku humbën jetën 45 oficerë e detarë në ujrat territorial shqiptare dhe jo në Kanalin e Korfuzit siç pretendonin anglezët dhe irlandezët duke paragjykuar vendndodhjen e shpërthimit të minave.

Më 1 qershor 1947 është akti heroik i detarit Spiro Kote (Hero i Popullit) i cili nuk lejoi rrëmbimin dhe arratisjen e motovedetës luftarake “Mujo Ulqinaku” rrëmbyesit e të cilës do të dëshmonin kundër Shqipërisë në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës për minimin e Ngushticës të Korfuzit prej shqiptarëve.

1947 dërgohen 25 kursantë në akademinë detare të qytetit Split në Kroaci nxënës të zgjedhur nga shkolla « Skënderbej »

Abedin HYSANBELLIU Vasil CIKO

Adem JAUPI Vasil PALODHI

Vangjel NANO

Ali CANOSINAJ Xhelo BANUSHI

Aleko STOLI

Bilbil ZYBERI

Ehtem SHKËMBI

Izet VELÇANI

Kastriot BITRI

Pelivan HOXHA

Rakip AGALLIU

Qemal HATE

Qemal HYSI

Sami SINANI

Sefedin GJONI

Seit JONUZAJ

Sezai OSMANI

Shyqyri ÇUKAJ

Skender SULKU

Tefik OSMENI

Zaçe ZHUPA

Zeqo FEÇANI

Shtator 1948, u nisën për në Akademinë Luftarake Detare të Bakusë në BRSS grupi i kursantëve të cilët ndërprenë studimet në Jugosllavi pas prishjes së mardhënieve midis dy shteteve.

-Kursantë shqiptarë të vitit 1948-1952 në akademinë e flotës luftarake detare në Baku, BRSS

1 mars 1948, dërgohen nga shkolla « Skënderbej » në shkollën e lartë të inxhinjerisë luftarake detare në Leningrad, Shën Petërburg lejtnantët ( lejtnant, grada retrospektive në ushtri, nëntoger ):

Fatosh VOSHTINA

Pirro TUSHI

Skënder SPAHIVOGLI

Ylber SEVRANI

Ata diplomouan në dhjetor të vitit1953 dhe kishin gradat kapiten lejtnant ( grada retrospektive në ushtri toger )

Më vonë u diplomuan Ymer BEJKO dhe Niko GJEÇI, Sefedin FUGA, Luan CUKALLA, Kujtim PEÇI, Volter MERO, Skënder MANJANI, Llukan SHYTI, Jeton BARUTI, etj.

Kështu seksioni I Marinës përgatiste oficerët e saj detarë dhe së shpejti do të paisej edhe me dragaminat e para prej druri jugosllave të cilat mbërritën në Durrës në vitin 1947 të drejtuara nga oficerët detar shqiptar.

Po ashtu mbërritën në vitin 1948 tre motovedeta sovjetike tip KM-4 të cilat kryenin patrullime të kufijve detarë.

Mbas vizitës së Enver Hoxhës në Moskë dhe takimit me Stalinin i cili premtoi modernizinim e ushtrisë shqiptare dhe dhënien falas të gjitha armatimeve, veshjeve, ushqimeve menjëherë në datën 28 shtator 1948 nënshkruhet;

MARRËVESHJA SHQIPTARE – SOVJETIKE

28 Shtator 1949, Moskë

Midis Ministrisë së Forcave të Armatosura të BRSS dhe Ministrisë së Mbrojtjes Popullore të Shqipërisë

…në interes të përforcimit të fuqisë mbrojtëse të Shqipërisë…

marrëveshje e zbatuar dhe e rinovuar çdo vit deri në vitin 1961 dhe në të cilën u mbështetën marrëveshje të tjera të përbashkëta, ku theksohej në mënyrë të veçantë dhënia falas për RP të Shqipërisë të furnizimit e pajisjeve ushtarake.

Marrëveshja u firmos nga zëvëndës ministri i parë dhe marëshalli i BRSS V.D. SOLLOVSKI dhe nga i ngarkuari i jashtëzakonshëm i RP të SH Z. Mihal PRIFTI.

-Marëshalli i BRSS Vasil Danilovic SOKOLLOVSKI

-Ambasadori i RP të Shqipërisë Mihal PRIFTI

Urdhër i Qeverisë së RP të Shqipërisë nr. 0-25 i datës 29 Prill 1950 për kalimin nga marina tregetare në Marinën Luftarake, të anijes “LUFTËTARI” duke u emëruar në një ceremoni zyrtare në datë 12 Tetor 1950, “Anija shkollë Luftëtari”

-Anija shkollë e FLD-së “Luftëtari” ku kryenin stërvitje të lundrimeve oficerët detarë. Komandant Ymer HIMA

-Flamuri i Marinës Luftarake 1954-1957. Flamuri i Flotës Luftarake Detare 1957-1992

Projekt 123-B “Komsomolets” gjithësej 89 katëra-silurues të prodhuar në BRSS në vitet 1946-1948

Dhjetor1953 pajisja e FLD me 3 katëra-silurues të tipit 123-B

Numrat e prodhimit në kantier dhe në flotën luftarake sovjetike: nr.31, nr.32, nr.33 numri i lëshimit në ujë nr. 221, nr. 222, nr. 223

Numrat luftarakë në FLD: nr. 71, nr.73, nr.75

Janar 1954 pajisja e FLD me 3 katëra-silurues të tipit 123-B

Numrat e prodhimit në kantier dhe nëflotën luftarake sovjetike: nr.34, nr 36, nr.39, nr.81 dhe numri i lëshimit në ujë: nr.224, nr. 225, nr. 226

Numrat luftarakë në FLD: nr. 77, nr.79. nr.81

SKUADRILJA E KATËRAVE-SILURUES TË MARINËS LUFTARAKE SHQIPTARE TË BAZUAR NË ISHULLIN E SAZANIT

KOMANDA E SKUADRILJES SË KATËRAVE SILURUES, SAZAN

Komandat i skuadriljes së katërave-silurues, kapiten lejtnant i dytë Shefqet PINARI

N/komandant për punën politike i skuadriljes të katerave silurues lejtnant kapiten N, MUSOLLARI

Shef i shtabit të skuadriljes së katërave-silurues kapiten lejtnant Pirro KOLA

Ing. mekanik i skuadriljes lejtnan kapitenTahir HOXHA

Shefi i silurave lejtnant kapiten Skënder SULKU

Komandant i venbazimit të skuadriljes lejtnant kapiten ing. Fatosh VOSHTINA

Komandant i zvenosë së parë lejtnant kapiten Muharrem LLULLOLLI.

Ing. mekanik i zvenosë së parë lejtnant kapiten Skënder SPAHIVOGLi.

Komandant i katërit silurues nr. 71 Muharrem LLULLOLLI

Kryemekaniki katërit silurues nr. 71 lejtnant kapiten Skënder SPAHIVOGLI.

Komandant i katërit silurues nr. 73 lejtnant Sezai OSMANI.

Kryemekanik i katërit silurues nr.73 I. BELULI.

Komandant i zvenosë së dytë lejtnant Zeqo FEÇANI.

Ing. mekanik i zvenosë së parë lejtnant kapiten Ylber SEVRANI

Komandant i katërit silurues nr. 75 Zeqo FEÇANI

Kryemekanik i katërit silurues nr. 75 lejtnant kapiten Ylber SEVRANI

Komandant i katërit silurues nr. 77 lejtnant Shyqyri ÇUKAJ

Kryemekanik i katërit silurues nr.77 A. HAXHIU

Komandant i zvenosë së tretë lejtnant S. SINANI

Ing. mekanik i zvenosë së tretë lejtnant kapiten ing. lejtnant kapiten Pirro TUSHI

Komandant i katërit silurues nr. 79 lejtnant S. SINANI

Kryemekanik i katërit silurues nr. 79 lejtnan kapiten Pirro TUSHI

Komandant i katrit silurues nr. 81 lejtnant Seit JONUZAJ

Kryemekanik i katërit silurues nr.81 S. SADIKU

-Ekuipazhi i katërit nr. 81. Sazan

-Komandanti i Flotës Luftarake Detare, kapiten i rangut të dytë Abdi MATI, 1954

Dragamina rade të projektit 255 K të cilat mbëritën në Durrës në vitin 1957

Ekuipazhi i dy dragaminave, që quheshin “të vogla” ishte 16+16 detarë e oficerë

Komandant kapiten leitnant i parë Mak Plani

Nën komandant për punën politike Paskal Thanasi

Shef shtabi Xhelo Banushi

Kryemekanik ing. Ylber Sevrani

Komandant i çminueses së parë Muharrem Llullolli

Komandant i çminueses së dytë Selman Qeivani

Kuadrati i oficerave të Flotës Luftarake Detare në paradën ushtarake për 10 vjetorin e ditës së çlirimit të Atdheut, 1944 -1954, më 29 nëntor.

Udhëheq kuadratin komandanti i FLD, kapiten i rangut dytë Abdi MATI, kapiten lejtnan i parë Guri LAZE, kapiten lejtnant i dytë Shefqet PINARI…

Më 14 Maj 1955. Krijohet traktati politik dhe ushtarak i Varshavës ku për RP të Shqipërisë firmos Kryeministri Mehmet SHEHU. Ky traktat nuk funksionoi si një aleancë ushtarake dmth me forca dhe baza ushtarake por vetëm si një aleancë politike dhe me efekt propagandistik e ideologjik. Deri në vitin 1961 kur Shqipëria u largua nga ky traktat asnjëherë nuk kishte zhvilluar stërvitje ushtarake apo instalime bazash ushtarake në vendet antare. Prania e Ushtrisë Sovjetike në Gjermaninë Lindore ishte rezultat dhe detyrim nga Takimi i Posdamit i vendeve Aleate fituese e luftës së dytë botërore. Ashtu si dhe ndërhyrja në Hungari në vitin 1956 ishte rezultat dhe detyrim i marrëveshjes dypalëshe midis BRSS dhe Hungarisë.

Janë vetëm disa ftesa për ushtarakë të lartë shqiptar si vëzhgues në demostrimin e armëve të reja në disa stërvitje ushtarake të Ushtrisë Sovjetike.

Është jashtë të vërtetës historike se në Shqipëri ishte instaluar baza të Traktatit të Warshavës që shpesh herë përsëritet nga artikull shkrues dhe ata që duan të bëjnë historinë nga kënd vështrime politike.

Në këtë kuptim është ahistorike dhe e pavërtetë se Baza Ushtarake Detare e Vlorës ishte bazë e Traktatit të Warshavës ! Në Shqipëri nuk ka patur asnjëherë as bazë ushtarake sovjetike as baze ushtarake të traktatit të Warshavës.

Në nëntor 1957. Sipas urdhërit të ministrit të mbrojtjes, gjeneral leitnant Beqir Balluku, u zhvillua ceremonia e krijimi i brigadës së nëndetëseve dhe rrjeshtimi i efektivave të tyre në Durrës.

Marrin pjesë gjeneral major Nexhip Vinçani, komandant i forcave ushtarake bregëdetare dhe komandanti i Flotës Luftarake Detare, kapiten i rangut të parë Abdi Mati, i cili lexoi urdhërin e ministrit të mbrojtjes.

Llazar Kote, shef i organizimit dhe mobilizimit të FLD, thërret në rrjeshtim sipas funksioneve katër ekuipazhet e nëndetëseve dhe komandën e brigadës së nëndetëseve.

Komandant i Brigadës Nëndetëseve, kapiten i rangut të tretë Xhemal SHANI

Zv/komandant për punë politike Kap-leit. I. Mihallaq File

Shef i lundrimit dhe operativ. Kap-leit. I. Vasil Palodhi

Shef i minë silurës. Kap-leit. I. Skënder Sulku

Shef i ndërlidhjes. Kap-leit. II. Naim Seseri

Shef elek-mek. Kap-leit. I. Skënder Spahivogli

Nëndetësja e parë

Komandant i nëndetëses Dashamir Ohri

Zv/komandant i nëndetëses Paskal Thanasi

Zv/komandant për punën politike i nëndetëses Selim Pira

Kryemekanik Ilmi Kapo

Nëndetësja e dytë

Komandant i nëndetëses Muharrem Llullolli

Zv/komandant i nëndetëses Shezai Kasaj

Zv/komandant për punën politike i nëndetëses Enver Kalluci

Kryemekanik Korab Mejdani

Nëndetësja e tretë

Komandant i nëndetëses Spiro Kote (Hero i Popullit)

Zv/komandant i nëndetëses Resmi Shametaj

Zv/komandant për punën politike i nëndetëses Mihal Zhamo

Kryemekanik Safet Hysi

Nëndetësja e katërt

Komandant i nëndetëses Shyqyri Çukaj

Zv/komandant i nëndetëses. Petrit Myftiu

Zv/komandant për punën politike i nëndetëses Petrit Shehu

Kryemekanik. Asti Papa

Venbazimi në Pashaliman

Nga viti 1955 deri në janar të vitit 1958 Flota Luftarake Detare bënte pjesë në forcat ushtarake bregdetare dhe komanda ishte në Durrës , komandantë të këtyre forcave ishin gjeneral major Nexhip Vinçani, më vonë Gjeneral major Rahman Perllaku dhe kolonelët Mahmut Agolli, Sulo Kozeli, Ziqiri Mero.

page125image36684400.

Komandanti i forcave bregdetare gjeneral major Nexhip VINÇANI Komandanti i Marinës Luftarake Detare kapiten i rangut të dytë Abdi MATI Shef shtabi i forcave bregdetare nën/kolonel Mahmut AGOLLI

Në janar 1958 riorganizohet Flota Luftarake Detare kapiteni i rangut të parë Abdi Mati caktohet shef i deges së marinës në shtabin e përgjithshëm dhe krijohet në varësi të saj komanda e FLD në Vlorë ku caktohet komandant kolonel Teme Sejko ish shef i zbulimit të ushtrisë i cili morri gradën retrospective kapiten i rangut të parë

Kapiteni i rangut të parë Abdi Mati merr mandatin e Qeverisë Shqiptare të përfaqësojë Shqipërinë në takimin për marrëveshjen me Mbretërinë Greke për çminimin e Ngushticës së Korfuzit.

Kundëradmiral Abdi Mati në Leningrad me komandantë të flotave të traktatit të Warshavës, 1959

Në gusht 1958 kapiten i rangut të parë Abdi Mati shkon në një takim, kurs 1 vjeçar në Leningrad me komandantë të flotave të traktatit të Warshavës dhe kthehet më 4 dhjetor 1959 dhe rimerr detyrën si shef i degës së marinës pranë shtabit të përgjithshëm.

Më 8 koorrik 1959 janë graduar kuandëradmiralë Abdi Mati dhe Teme Sejko.

Më 19 janar 1960 me urdhër të gjeneral-kolonel Beqir Balluku krijohet komisioni i kontrollit për FLD i cili kryen kontroll dhe firmoset nga kryetari I kontrollit kundëradmiral Abdi Mati dhe për FLD nga kundëradmiral Teme Sejko. Sipas librit për bazën Ushtarake Detare të Vlorës të ing. Kapiten i rangut të parë Fatosh Voshtina kjo është edhe firma e fundit e kundëradmiralit Teme Sejko.

Sipas marrëvejes dypalëshe mbërrijnë në Shqipëri në vitin 1958 anije luftarake dhe 4 nëndetset e para nga 12 nëndetëse me të cilat do të paisej Flota Luftarake Detare.

Dorrëzimi i tyre bëhej sipas praktikave dhe rregulloreve të miratuara sipas marrëveshjes dypalëshe. Me të mbërritur në ujrat shqiptare ato ishin pronë e shtetit shqiptar, me të mbërritur në ujrat shqiptare ekuipazhet sovjetike kishin statusin e instruktorit dhe shënjat dalluese të uniformës ishin të FLD shqiptare, komanda ishte vetëm shqiptare dhe asnjë anije apo nëndetëse nuk lëvizte pa urdhërin apo miratimin e komandës shqiptare.

Komanda e FLD dhe komanda e instruktorëve sovjetikë, në urën e komandimit të bazës lundruese «Tomorri» me komandant kapitenin e rangut të tretë Stavri ÇIKA

Kundëradmiral Abdi Mati dhe komandantë të instruktorëve sovjetikë

Kundëradmiral Abdi MATI dhe Gjeneral major Vehbi HOXHA drejtor i zbulimit

Ku ndëradmiral Teme Sejko dhe Abdi Mati shkurt 1960 në urë të komandimit të bazës lundruese “Tomorri” në Detin Mesdhe

Në dhjetor 1960 dhe janar 1961 mbërrijnë edhe 8 nëndetset e tjera së bashku me anijet ndihmëse dhe bazën lundruese. Në këtë kohë shtohen stërvitjet për marrjen në dorrëzim prej detarëve shqiptarë të këtyre mjeteve të fuqishme luftarake.

Mosmarrëveshjet midis udhëheqësve, partive politike, qeverive të dy vendeve sollën edhe moszbatimin e marrëveshjeve ushtarake duke mosfurnizuar dhe mossjellë materialet dhe duke moszbatuar edhe protokollet e dorëzimit të nëndetseve dhe anijeve tê tjera si dhe furnizimin me avion, elikopterë e sisteme raketash të planizuara nga marrëveshja për bazën Ushtarake detare të Vlorës e cila përfundonte në vitin 1965.

Këto sollën ndërprerjen e të gjitha mardhënieve dhe bisedimet në mesin e muajit maj 1961 midis përfaqësuesve të dy palëve në Tiranë.

Sovjetikët duke akuzuar palën shqiptare se nuk ishte e gatshme të merrte në përdorim nëndetset propozoi që Baza Ushtarake Detare e Vlorës të kaloj nën komandën Sovjetike dhe mbas mospranimit të këtij propozimi propozoi që baza të kaloj nën komandën e Traktatit të Warshavës.

Të dyja propozimet u hodhën poshtë nga Pala Shqiptare se ato shkelnin Marrëveshjen e nënshkruar e cila përcaktonte komandën shqiptare si të vetmen komandë të bazës dhe kur marrëveshja e nënshkruar ishte sekrete për të tretë.

Trillet artistike janë antihistorike dhe të pavërteta, ato kanë ndikuar në krijimin e interpretimeve të gabuara edhe nga historianët e gazetarët duke i dhënë tipare politike e ideologjike.

Pala shqiptare propozoi që 8 nëndetset të cilat akoma nuk kishin filluar procesin e dorëzimit dhe baza lundruese të lejoheshin të largoheshin.

Ishte i argumentuar mos mbajtja e tyre për koston e lartë e cila do të rëndonte ekonominë e vendit dhe kur 4 nëndetset e FLD ishin të mjaftushme për sigurimin e mbrojtjes së ujrave të Atdheut.

4 dhe 7 korrik 1961 Byroja Politike e KQ të PPSH merr dy vendime. Hapjen e shkollës së marinës dhe caktimin e detyrës speciale të kundëradmiral Abdi Mati komandant i Brigadës së Nëndetseve.

Kundëradmiral Abdi Mati edhe në detyrën e komandantit të Brigadës së Nëndetseve.

Enver Hoxha me kundëradmiral Abdi Mati dhe Ziqiri Mero në lojën e armatës vjeshtë 1961

Mehmet Shehu në Sazan 1963

Menjëherë mbas largimit nga Baza Ushtarake Detare e Vlorës të instruktorëve sovjetikë me komandantin e tyre kundër admiralin Kasatanov në vendbazimin e nëndetseve të Bazës Ushtarake Detare të Vlorës bëri një takim me detarët e FLD komandanti i përgjithshëm Enver Hoxha.

FLD filloi një etapë të re të organizimit të saj dhe paisjeve me materiale të reja nëpërmjet lidhjeve me RP të Kinës.

Në verën e vitit 1961 bëri lundrimin e parë anija oqeanike “Vlora” drejtë Kinës dhe ekuipazhi i saj përbëhej nga detarë dhe officer detarë të FLD. Kapiten u caktua ish komandanti i anijeve ndihmëse kapiten i rangut të tretë Guri Laze, Nazifi dhe në këtë lundrim të parë që zgjati tre muaj morri pjesë edhe kundëradmiral Abdi Mati.

Vajtja në Kinë vendosi raporte të reja për nevojat e mjeteve të reja siç ishin paisja me katra silurues dhe nevojat e domosdoshme për pjesë të armatimit të silurave dhe të fillimit të riparimit të nëndetseve dhe anijeve luftarake. Ndër të parët që u dërguan për kërkesat konkrete ishin kapiteni lejtnant i parë Skënder Sulku dhe ing. Kapiten lejtnant i pare Fatosh Voshtina.

Kontaktet midis dy vendeve dhe delegacionet e larta qeveritare e ushtarake bënë të relizohej një kanal ushtarak për furnizimin me armatime, anije luftarake dhe ndërtimin e uzinave ushtarake e midis tyre ndërtimi i Kantjerit të Riparimit të Anijeve Luftarake ku rëndësi pati riparimi i plotë i nëndetseve. Riparim që u krye edhe me bashkëpunimin me specialist kinezë. Ashtu si marrëveshja me BRSS e miratuar nga Stalini edhe ajo me RP të Kinës u miratua nga Mao Ce Dun dhe të dyja marrëveshjet kishin një pike të veçantë se materialet ushtarake, armatimet, avionët, raketat, anijet, uzinat, etj i ipeshin Shqipërisë FALAS.

“Kantjeri” 230cm x180cm Sali Shijaku Piktor i Popullit, Zamir Mati Piktor i Merituar

Erdhën 30 katra silurues ndërmjet tyre shumica me krahe, hidrofile, erdhën gjuejtësa patrullues, patrullues detarë, anije palombare dhe kantjeri detar pothuaj riparoi të gjitha anijet dhe nëndetëset. Gjithashtu FLD u përgatit të paisej me katra, motovedeta të shpejta me raketa det-det e për këto u projektua edhe vend bazimi nëntokësor, tepër i sigurtë i Porto Palermos, i cili u shëndrua në vitet ‘80 në një vend strehim nëntokësor për 4 nëndetset.

FLD arriti në vitet ‘70 të jetë një nga Flotat Luftarake Detare më të arritura në historinë detare iliro-shqiptare dhe e fuqishme midis flotave të Detit Mesdhe.

Hapja e Shkollës së Detarisë në Vlorë në vitin 1961 përgatiti mbi 1250 oficerë detarë pë FLD, Flotën Tregëtare dhe Flotën e Peshkimit. Po ashtu për këto flota përgatisnin specialist detarë Shkolla e Specialiteve të FLD dhe Shkolla e Detarëve në Durrës.

Shkolla e Detarisë në Vlorë u drejtua nga komandantë dhe oficerë detarë të zot si kapitenët e rangut të dytë Mark Plani, Azis Hasa, Shezai Osmani, etj.

Është fatkeqësi mbyllja e kësaj shkolle nga qeverisja e keqe e politikës dhe mos shëndrimi i saj në një INSTITUT të DETARISË kur këto institucione inkurajohen nga politika europiane për zgjidhjen e problemeve midis deteve dhe bregut sidomos atij të Detit Mesdhe, kur edhe Këshilli i Europës ka një sekretar të zgjedhur për detet dhe oqeanet.

Kur në vitin 1973 kundëradmiral Abdi Mati morri detyrën e lartë të Këshilltarit për FLD në ndihmë të Këshillit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ai pyetjes se kush mund ta zëvëndësonte dhe ta drejtonte tani FLD-ën i u përgjegj;

…tashmë shkolla jonë e detarisë ka përgatitur oficerë detarë të cilët komandojnë 4 flotiljet tona dhe sejcili prej tyre mund të drejtojë e të komandojë Flotën Luftarake Detare…

Komandantë të FLD, Shkolla e Detarisë, Vlorë

Eksperienca shumëvjeçare, hapsira e veprimit të FLD në kufirin më të nxehtë të luftës së ftohtë tregoi një përgatitje mjaft profesionale të oficerave tanë detarë të cilët nuk ranë asnjëherë në situatë provokuse të cilat mund ta ndiznin zjarr këtë kufi delikat e të ndjeshëm të luftës së ftohtë.

I vetmi incident është ngjarja e ndodhur në Ngushticën e Korfuzit në 22 tetor 1946 ku flota e Royal Nawy humbi 45 oficer e detar, një nga humbjet më të mëdha prej megalomanisë së shtetit të fuqishëm i cili sundonte detet dhe kur paragjykonte Shqipërinë se “kishte minuar Kanalin e Korfuzit” një kanal i përcaktuar, i hapur me kordinata nga misioni “Medri” i komandës aleate të Mesdheut gjatë muajve dhjetor 1944, janar, shkurt 1945 dhe ku ka marrë pjesë edhe kapiteni i pare i marinës Abdi MATI.

Flota Luftarake Detare shërbeu me vetmohim dhe sakrifica në mbrojtje të ujrave të Atdheut. FLD ishte përballë flotave më të njohura të kohës si asaj të USAs me Flotën e VI, asaj të BRSS dhe flotës së saj të Detit të ZI, asaj italiane, jugosllave, greke, anijeve të NATOs dhe anijeve të Traktatit të Warshavës, etj.

FLD ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e detit territorial dhe përcaktimit të kufijve të tij mbështetur në ligjet ndërkombëtare dhe pjesmarrjen active me oficerët e saj detar në konferencat ndërkombëtare të detit si kundëradmiral Abdi Mati, oficerët detarë Shefqet Pinari, Beqir Gërbi, Vladimir Beja, etj.

Ne jemi te bindur për nivelin professional detar e ushtarak, moral sepse njohim vitet e shkollimit, dipllomimit dhe vitet e shërbimit në FLD. I njohim si bashkëpunëtorë në kurset e kualifikimit, seminaret, konferencat të cilat i zhvillonte komanda e FLD në qëndrën e sajë, Shkollën e Marinës apo gjatë stërvitjeve luftarake, inspektimeve, kontrolleve, misioneve të veçanta lundrimeve në vite.

Dhe komandantë të shquar të cilëve i u është gdhendur emri me shkronja të arta në monumentin e memorjes së krenarisë së FLD janë komandantët Ndue Jaku, Tasim Meçe, Skënder Doçi, Petrit Myftiu, Beqir Gërbi, Aleko Pojani, Besnik Rizvani, Zisi Anastasi, Muhamet Kuçana, Fitim Halili, Halil Leli, Shemsi Leka, Festim Tefa, Ylli Likaj, Vladimir Beja, Çapajev Smokthina, Robert Bali, Kujtim Caka, Kudret Çela, ashtu siç janë edhe komandantët e shumtë të katrave silurues Arben Kozeli, Robert Përgjika, Bardhok Dodaj, Flamur Malaj, Andon Spiro, Sqarim Zaimi, Zaho Aliaj, Agron Kosta, Andrea Ciko, Kosta Dhimo, F. Kreshpani, Genc Hasani apo komandantët Agim Xhelaj, Ylli Meçaj, Vilson Ibro, Belul Bardhi, Koço Zaharia, Nevruz Zeka, ilirjan Hoxha, etj.

Kundëradmiral Abdi Mati dhe Ziqiri Mero në urë të komandimit të dragaminës së madhe me komandant Muharrem Llullolli

Është kohëzgjatja e Flotës Luftarake Detare 1945-15 gusht-1992, është njohja e traditës detare dhe frymëzimi prej saj për të ndërtuar një flotë moderne, shërbimi i sajë në mbrojtje të atdheut, sakrificat, vetmohimi, janë arritjet e sajë nëpërmjet shëmbullit më të mirë të detarëve, komandantëve që ka frymëzuar shkrimtarë, historianë, kineastë, realizues të emisioneve TV, gazetarë, skenaristë oficerë detarë e inxhinierë detarë të shkruajnë libra për ngjarje e kujtime.

Veçmas në këtë ditë të shënuar kujtojmë e nderojmë të gjithë oficerët detarë, komandantët, specialistët dhe efektivët detarë që na mungojnë. Njëkohësisht falenderim e respekti shtohet për komandantët që kanë lënë dëshmitë edhe kujtime për FLD me artikujt e tyre si Abdi Mati, Ndue Jaku, Dashamir Ohrit, Skënder Spahivoglit, Petrit Myftiut, Fatosh Voshtina, Ymer Bejko, Aleko Pojani, Halim Ramohito, Rahman Perllaku, Seit Jonuzaj, Neki Lameborshi, Artur Meçollari, Myfit Qorduka, Fahri Perona, Mëhill Marku, etj.

Në vendbazimin Sazan, 1964

Artistët, shkrimtarët, gazetarët Kujtim Spahivogli (regjizor), Bashkim Kozeli, Hamza Koçiu, Ismail Kadare, piktori i popullit Sali Shijaku, Gjergj Titani, Shefqet Kërcelli, Dhimitër Anagnosti (regjizor), Rikard Lajarja, Ndrek Luca, Mark Topallaj (regjizor), Kujtim Çashku (regjizor), Pirro Milkani (regjizor), Moikom Zeqo, Marin Mema, Ferdinand Dervishi, etj. sjellin dëshmi dhe formojnë së bashku bibliografinë për të ndërtuar e pasuruar historinë e FLD 1945-15 gusht-1992 por më e rëndësishmja është që në qytetet bregdetare të ngrihen edhe muzetë për detarinë e flotat e sajë. Ndoshta më i rëndësishmi është ngritja e Muzeut të Admiraliatit në qytetin e Shkodrës, pikërisht aty ku në vitin 1913-1914 ishte komanda e flotave të pesë fuqive të mëdha, në hotelin e asaj kohe me emrin “EUROPA”.

Do të ndihmonte ekonominë, turizmin dhe memorjen historike ndërtimi dhe nxjerrja në pah në Muzeun e Detarisë në Vlorë ku të ketë një vend të veçantë për FLD 1945-15 gusht-1992.

Në këtë përvjetor të 80-të të FLD ndjehemi krenar për rrugën e saj, për profesionalizmin e treguar në krejt luftën e ftohtë duke mos qënë provokuese e incidenteve dhe të ndizte në zjarr këtë vijë delikate. Jemi krenar për trashëgiminë e cila ajo i la Forcave Detare kësaj flote pjestare e NATOs në shërbim të paqes dhe demokracisë e cila ka zgjedhur ditë simbolike të saj datën e një shkrese, 25 dhjetor 1925 dhe e përkujton këtë datë si ditë të krijimit të saj në këtë 100 vjetor.

Përulermi me nderim për të gjithë komandantët e FLD 1945-15 gusht-1992, komandantët e anijeve, komandantët e nëndetseve, oficerave detarë, detarëve që na mungojnë sot!

I urojmë të gjithë familjeve të detarëve mbarësi!

Lavdi Flotës Luftarake Detare1945-15 gusht-1992!

Progres dhe përparim Forcave Detare në shërbim të Atdheut dhe demokracisë në vitin 100 e ditës simbol që ajo ka zgjedhur!

4 gusht 2025

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x