Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Hungari për takimin e Komunitetit Politik Europian dhe marrjen e stafetës për samitin e ardhshëm në Tiranë në gjysmën parë të 2025.
I pyetur nga gazetarët, ai komentoi fitoren e Donald Trump në zgjedhjet në SHBA.
Rama: NATO u bë më e fortë, nuk mendoj se ajo çfarë ndodhi në SHBA duhet parë shqetësuese, mund të jetë një mundësi më e madhe për të bërë. Jam më i gjati mes tyre por përfaqësoj vendin më të vogël, s’më takon mua të flas për gjëra kaq të mëdha se çfarë po ndodh në Gjermani apo SHBA.
Shqiptarët janë komuniteti më pro amerikan në Evropë, s’përbën dallim të madh kush është në Shtëpinë e Bardhë.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Momenti vendimtar në Hagë po afrohet, a do të shpallen të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së? - 08/02/2026
- Protestat e dhunshme në Milano kundër Lojërave Olimpike Dimërore, Meloni reagon ashpër: Kush nuk e do Olimpiadën është armik i Italisë - 08/02/2026
- Nga shok skuadre me Messin te rikthimet e bujshme në Angli ose Itali, cilat janë 5 klubet që Ronaldo mund t’i bashkohet këtë verë - 08/02/2026