Apeli i Posaçëm vendosi të riçelë hetimin gjyqësor ndaj Etleda Çiftes, anëtares së KPK që fitoi pafajësi në shkallën e parë.
Në datën 30 nëntor nis pyetja e 8 dëshmitarëve.
Gjykata e Posaçme e deklaroi të pafajshme anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Etleda Çiften. Gjykata pranoi faktin e kryerjes së veprimeve fiktive nga Çiftja, por, sipas saj, në ndryshimin e shifrës së vlerës së një sipërfaqe trualli, është bërë në marrëveshje mes palëve kontraktore.
SPAK kërkonte dënimin me 1 vit burg për Etleda Çiften, të konvertuar në 2 vite Shërbim Prove, të akuzuar për “falsifikim të dokumenteve” dhe për “deklarim të rremë të pasurisë”. Sipas SPAK, Çiftja ka bërë deklarim të rremë në deklaratat e saj në ILDKP në lidhje me burimin e të ardhurave për blerjen e dy sipërfaqeve trualli. Ndërkohë, nga hetimi ka rezultuar se dy sipërfaqet e truallit Çiftja i ka blerë nga familjarët e saj, me qëllim krijimin e një situate fiktive për të marrë një kredi për blerjen e një apartamenti.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026