18.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Fitoi 45 milion lekë duke i shitur makinën personave të ndryshëm, arrestohet 25-vjeçari

Një 25- vjeçar A. A, ka rënë në pranga të policisë i akuzuar për përvetësim të parave nëpërmjet mashtrimit . Sipas policisë, ai i kishte shitur mjetin e tij tip “Volkswagen” personave të ndryshëm duke grumbulluar shumën totale prej 45 milionë lekësh nga këto veprime.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, pas kallëzimit të marrë për një rast të mashtrimit me shitjen e një automjeti, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Transfer”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mashtrimi”, shtetasi A. A., 25 vjeç, banues në Tërbuf, Divjakë.

Ky shtetas ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit dhe paraqitjes së fakteve të rreme, shumën 4.500.000 lekë, pasi u ka shitur personave të ndryshëm, një automjet tip “Volkswagen”, njofton policia

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x