34.7 C
Tirana
01 / 09 / 2026

“Fillimet s’i ka të mira”, kryetari i PDK për kandidaturën e Sejdiut: Po u zgjodh, të jetë president unifikues

Për Bedri Hamzën, nëse Bekim Sejdiu zgjidhet vërtet në krye të vendit, ai duhet ta ushtrojë rolin e një presidenti unifikues.

Por kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës pohon se në fakt, hapat e parë të kandidatit konsensual të Vetëvendosjes dhe LDK-së, nuk janë shumë premtuese. Hamza edhe një herë përsëriti qëndrimin e forcës së tij politike se nuk e voton një figurë të propozuar nga dy partitë në fjalë.

Bedri Hamza, kryetar i PDK-së deklaroi “Nuk ka ndryshim të qëndrimit. Qëndrimi i PDK-së është i qartë. Nuk jemi pjesë e marrëveshjes dhe nuk e votojmë zotërinë Sejdiu për president”.

Ai theksoi se deri tani nuk ka pasur asnjë komunikim apo takim mes kandidatit Sejdiu dhe PDK-së për të kërkuar mbështetjen e kësaj partie.

“Asnjë komunikim. Asnjë diskutim nuk ka. Ai, nëse zgjidhet, duhet të luajë rolin e presidentit unifikues. Fillimet nuk janë të mira”, shton ai.

I pyetur nëse do të pranonte një takim me kandidatin e propozuar nga LVV-ja dhe LDK-ja, me qëllim që të merrte garanci se do të jetë një president që frymëzon bashkim, Hamza tha se tashmë është tepër vonë. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës u pajtuan një ditë më parë për emrin e Bekim Sejdiut si kandidat për president konsensual, por disa figura të LDK-së, përfshirë ish-kryeministrin Avdullah Hoti, u shprehën kundër kandidaturës së tij.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x