Në stadiumin “Air Albania” u zhvillua sot ceremonia e Hapjes të projektit “Ekipet Sportive në Shkolla”.
Ky projekt përfshin 10.000 të rinj të ekipeve sportive në volejboll dhe basketboll nga 61 qytete të Shqipërisë.
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli në fjalën e tij u shpreh se, ky është një projekt që do të krijojë elitën e ardhshme të sportit elitar në basketboll dhe volejboll.
“Ne mendojmë se me këtë projekt të ekipeve sportive në shkolla ne do të gjallërojmë të gjitha bashkitë e vendit me jetën sportive”, tha Ylli.
“Është një projekt që do t’i vijë në ndihmë të gjitha familjeve shqiptarë që nuk do të paguajnë asnjë lek për të vajtur për të blerë, atletet, uniformat, çantat e gjithçka. Këto janë të paguara nga qeveria shqiptare që i ka dhënë këtë projekt KOKSH”, theksoi Ylli.
Ylli u bëri thirrje të gjithë kryetarëve të bashkive që të mbështesin këtë projekt dhe sportin në përgjithësi.
Ylli falënderoi kryeministrin Edi Rama, qeverinë shqiptare dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për mbështetjen ndaj këtij projekti.
- Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit - 03/11/2025
 - SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun e ARRSH dhe katër të tjerë - 03/11/2025
 - Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës - 03/11/2025