5.5 C
Tirana
12 / 12 / 2025

Festivali i qytetit të vjetër në Antalia/ Bashkia Pogradec, pjesë e këtij festivali të mbajtur në Turqi

Ruajtja, promovimi, konservimi dhe zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm ka bërë bashkë 52 qytete nga 28 vende të botës në Festivalin e Qytetit të vjetër në Antalia të Turqisë.

Kaleiçi Old Town Festival në edicionin e tij të 7-të ka pasur në fokus të tij zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm nëpërmjet zbatimit të projekteve që vendosin theksin tek menaxhimi i mbetjeve urbane, pastërtia e ajrit dhe kursimi i energjisë. Pjesë e këtoj Festivali ishte edhe Pogradeci me prezantimin e tij dhe promovimin për qytetin liqenor.

Për kryetarin e Bashkisë Muratpasha si bashkia mikpritëse ky festival është forma më e mirë që të gjithë pjesëmarrësit të punojnë dhe promovojnë bashkë.

“Ne nuk e bëjmë këtë vetëm për të tërhequr turistët,  megjithatë si rrjedhojë e natyrshme e procesit kryebashkiakët dhe drejtuesit e qyteteve të tjera që vijnë në Kaleiçi si edhe  banorët në qytetet e tyre janë bërë kureshtarë dhe e kanë vizituar Kaleiçin. Më e rëndësishmja, biznesi i vogël në Kaleiçi është bërë më i vëmendshëm. Vizioni i biznesit të vogël është përmirësuar. Tregtarët e vegjël e kanë kuptuar se kanë nevojë të komunikojnë me të gjithë botën, ndaj vetëbesimi i tyre është rritur. Ne e vlerësojmë shumë Kaleiçin. Ne kemi marrë një sërë masash si disiplinimi i vendeve të punës, regjistrimi, organizimi dhe shfrytëzimi i rrugëve. Si pasojë e këtyre masave, Kaleiçi ka hyrë në një epokë të re. Në fakt, numri i turistëve ishte i ulët, por shifrat po rriten çdo vit dhe tani Kaleiçi është një atraksion për turistët gjatë gjithë vitit.” ka thënë UMIT YSAL, Kryetar i Bashkisë Muratpasha, Turqi.

Kaleiçi Old Town mbetet një nga qytetet model të zhvillimit të turizmit të qendrueshëm dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Turqi dhe një nga modelet më të sukseshme se si duhet investuar në turizmin familjar apo ruajtjen e vlerave historike të cilat pak qytete apo vende i arrijnë. Në një vit ky qytet si pjesë e Antalyas vizitohet nga 20 milionë turistë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x