7.5 C
Tirana
08 / 12 / 2025

Festa e Verërave dhe e Gështenjës/ Evidentimi i traditës së kultivimit dhe përpunimit artizanal të rrushit

Verë buti, gështenja të pjekura, argëtim dhe mikrpitje. Kjo është kryefjala e edicionit të 28-të të “Festës së Verërave dhe Gështenjës” në qytetin e bukur të Pogradecit. 

Gati 3 dekada që ky qytet këtë traditë familjare e cila dikur festohej me miq në shtëpi, e ka nxjerrë në sheshin kryesor të qytetit, ku pogradecarë e vizitorë festojnë së bashku. Fokusi kryesor i këtij organizimi është promovimi i produkteve tradicionale vendase.

Për prodhuesit e verës artizanale, vera është e lashtë sa vetë qyteti, prandaj ajo është e veçantë për këdo që e provon.

Në këtë organizim gjen edhe të rinj që janë të angazhuar me pjekjen e gështenjave.

Pjesë e “Festës së Verërave dhe Gështenjës” janë edhe 3 konkurse që përfshijnë artitistët e qytetit dhe prodhuesit. 3 juri përcaktojnë verën më të mirë të bardhë e të kuqe, poezinë dhe pikturën më të mirë për verën. 

E kthyer tashmë në traditë në qytetin e Pogradecit, kjo festë tërheq vizitorë të shumtë dhe turistë të huaj të cilët shijojnë produktet vendase.

6ea4b9b4-17a3-4a4f-9904-593bfd4b226f.jpg
festa_e_veres_pogradec-706x445.jpg
feste.jpg
festu5-1068x481-1-728x430.jpg

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x