20.5 C
Tirana
08 / 09 / 2024

“Është për disa që duan të jenë përgjithmonë në politikë”, Mediu kritika opozitës për listat e mbyllura: S’jemi bagëti! Gënjyet kur thatë se…

Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane, iu drejtua kolegëve të tij të opozitës me kritika për paktin PS-PD, për Kodin Zgjedhor.

Ai u shpreh se opozita tha se listat e mbyllura i kanë kërkuar partitë e vogla, por sipas tij kjo nuk është e vërtetë.

“Këtë e kam për kolegët e mi të opozitës. Gjetën një skuzim kur thatë se e paskemi kërkuar ne, partitë e tjera, ne kemi kërkuar jo më shumë se 1/3. Jo për të vendosur mbi 90% apriori.  S’jemi grumbull bagëtish që ndjekim PS…

E quajmë veten të djathtë ne! E djathta e fiton votën përmes besimit të qytetarëve. Por ata të rinj që duan të futen në garë përmes votës, u themi stop se jemi ne të vjetrit njëherë. Si mundet të shkojë para nëse nuk përfshinë në garë njerëz të shquar? Mbyllja e listave është 80 deri në 90%. I shërben një grupi që ta shohin veten si politikanë të përhershëm”, tha ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x