“Tarifat tashmë po kanë një ndikim negativ në ekonomitë globale. BE-ja mbetet plotësisht e përkushtuar për të gjetur zgjidhje të negociuara me Shtetet e Bashkuara”, kështu u shpreh sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas prezantimit të listës së re të kundër-tarifave me vlerë 100 miliardë euro kundër Shteteve të Bashkuara.
“Ne besojmë se mund të arrihen marrëveshje të mira që u sjellin dobi konsumatorëve dhe bizneseve në të dyja anët e Atlantikut”, shtoi më tej ajo, duke theksuar se, në të njëjtën kohë, BE po përgatitet për të gjitha mundësitë dhe konsultimi i nisur sot do të na ndihmojë të përballojmë këtë punë të nevojshme.
Këto deklarata, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i bëri pas prezantimit të listës së re të kundër-tarifave me vlerë 100 miliardë euro kundër Shteteve të Bashkuara.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026