Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane, iu drejtua kolegëve të tij të opozitës me kritika për paktin PS-PD, për Kodin Zgjedhor.
Ai u shpreh se opozita tha se listat e mbyllura i kanë kërkuar partitë e vogla, por sipas tij kjo nuk është e vërtetë.
“Këtë e kam për kolegët e mi të opozitës. Gjetën një skuzim kur thatë se e paskemi kërkuar ne, partitë e tjera, ne kemi kërkuar jo më shumë se 1/3. Jo për të vendosur mbi 90% apriori. S’jemi grumbull bagëtish që ndjekim PS…
E quajmë veten të djathtë ne! E djathta e fiton votën përmes besimit të qytetarëve. Por ata të rinj që duan të futen në garë përmes votës, u themi stop se jemi ne të vjetrit njëherë. Si mundet të shkojë para nëse nuk përfshinë në garë njerëz të shquar? Mbyllja e listave është 80 deri në 90%. I shërben një grupi që ta shohin veten si politikanë të përhershëm”, tha ai.
- Faktet që na ndihmojnë të njohim më mirë gjeniun e çuditshëm të fizikës, Albert Ajnshtajn - 18/04/2025
- Sondazhi i Piepolit/ Një javë nga nisja e fushatës, Rama konfirmon fitoren me 50% të votave! Berisha mbetet në të njëjtat shifra! Çfarë ndodh me “të vegjlit” - 18/04/2025
- Ben Affleck flet si rrallëherë për Jennifer Lopez dhe marrëdhënien e tyre - 18/04/2025