Nga Vatikan raportohet se një re e zezë tymi është ngritur nga oxhaku i Kapelës Sistine, duke sinjalizuar se konklava e kardinalëve nuk ka arritur të zgjedhë papën e ri
Tymi i zi, i cili është pjesë e një tradite të lashtë të Vatikanit, tregon se votimi i radhës brenda konklavës nuk ka prodhuar një shumicë të mjaftueshme për të emëruar pasardhësin e Papës së mëparshëm.
Qindra besimtarë dhe turistë janë mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit me shpresën për të parë tymin e bardhë që shënon zgjedhjen e kreut të ri të Kishës Katolike, por ceremonia e sotme ka përfunduar pa rezultat.
Konklava do të vazhdojë me raunde të tjera votimi në ditët në vijim, deri sa të arrihet konsensusi i nevojshëm. Procesi mbetet i mbuluar me sekret dhe zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe protokolle të përcaktuara nga shekuj traditë.
/topchannel
- Çfarë ndodh me dashurinë, artin dhe lirinë kur historia bëhet aq e fuqishme sa të pushtojë çdo skutë të jetës? - 02/11/2026
- Shkalla e meritës në administratë, Pirdeni: Certifikatë 4-vjeçare për kandidatët. Nis në dhjetor platforma “Porta e hapur” - 02/11/2026
- “Aktorë të huaj duan të minojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së,” eksperti francez David Colon: Përdoren llogari false dhe influencues të paguar - 02/11/2026