Shtetet e Bashkuara presin që Maqedonia e Veriut të miratojë në parlament ndryshimet kushtetuese dhe të vazhdojë rrugën në integrimin në Bashkimin Europian.
Ishte kjo porosia e qartë e zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Gabriel Eskobar, gjatë një vizite në Shkup.
Zyrtari i Departamentit të Shtetit fillimisht takoi presidentin Stevo Pendarovski, me të cilin diskutoi një sërë çështjesh. “Uashingtoni zyrtar shprehu pritshmërinë se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian”, shkruhet në një deklaratë të presidencës së Maqedonisë së Veriut.
Escobar pritet që të takohet në Shkup dhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, dhe liderin e opozitës, Hristijan Mickovski. Ky i fundit e ka konsideruar vizitën e zyrtarit të DASH, një tentativë të qeverisë për t’i bërë presion opozitës për të votuar ndryshimet kushtetuese në parlament.
- Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup - 27/09/2026
- Papa kundër eutanazisë gjatë vizitës në Francë: Mund të jetë e ligjshme, por jo morale - 27/09/2026
- E PLOTË/ “Si ka mundësi që nuk e dija?”, mesazhi i Ramës pas akuzave të SPAK për zyrtarët pranë tij: Kam fajet e mia, por jam këtu për të bërë histori e jo pasuri - 27/09/2026