I dërguari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë për media ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është detyrim. Ai ka thënë se diskutimet për themelimin e Asociacionit duhet të fillojnë menjëherë.
“Dua të sqaroj çfarë kam thënë. Është obligim. Është pjesë e kësaj marrëveshje themelore. Është edhe në konkluzionet e Këshillit. Është një fakt objektiv. Se çfarë i kërkohet Kosovës. Pyetja është se sa shpejt do të ndodh. Jam konfident që me këtë marrëveshje që Kosova e ka kuptuar që duhet bëhet. Diskutimet për implementim duhet të fillojnë menjëherë” , ka thënë Escobar
Serbia insiston në themelimin e Asociacionit, por Qeveria e Kosovës e kundërshton një asociacionin njëetnik, pasi sipas tyre do të mund të krijonte një nivel të ri të pushtetit. Në përgjigje të tyre, zyrtarët e lartë amerikanë më herët kanë deklaruar se nuk do të lejojnë formimin e një Republike Sërpska në Kosovë.
Në javët e fundit, Amerika është bërë gjithnjë e më e zëshme duke thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe ka nevojë dhe do të zbatohet.
Ky reagim vjen një ditë pas takimit të nivelit të lartë të mbajtur në Bruksel me ndërmjetësimin e BE ku u diskutua dhe u ra dakord parimisht për planin evropian që synon normalizimin marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
- SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës! - 02/05/2026
- Promovohet në Kosovë “Lufta e heshtur” e Zef Mazit, Hoxhaj: Flet për betejat që fitohen çdo ditë! - 02/05/2026
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026