Dhimitraq Toli është kandidati nga radhët e socialistëve për Bashkinë e Dropullit për zgjedhjet e 14 majit.
Lajmi është konfirmuar ditën e sotme nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro gjatë mbledhjes me Asamblenë socialiste të Dropullit.
“Me Asamblenë Socialiste të Dropullit, ku rikonfirmojmë pa asnje dileme Δημήτρης Τόλης Dhimitraq Toli si kandidatin tonë për garën në 14 maj, të sigurt se do të vijojë po me aq përkushtim punët në krye të bashkisë.
Kemi platformën më të mirë për qytetarët, me të cilët jemi në komunikim çdo ditë në secilën njësi administrative, në çdo lagje, për të takuar e dëgjuar gjithkënd sepse Partia Socialiste është e vetmja forcë politike për njerëzit”, shkruan Kumbaro.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Sot seancë plenare në Kuvend, projekt-buxheti 2026 do të shqyrtohet tek “Ekonomia” - 06/11/2025
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025