Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kanë shitur bileta për ndeshjen e futbollit “Shqipëri–Serbi” në rrjetin social Instagram, me çmime disa herë më të larta se ato të përcaktuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Pas hetimeve, autoritetet identifikuan dhe ndaluan shtetasit Ledion Metallari, 34 vjeç, Arbi Topi, 23 vjeç dhe Ilir Lokaj, 24 vjeç, të cilët zbulohen se i shisnin biletat me çmime nga 25 mijë deri në 50 mijë lekë të reja. Ndërkohë, shtetasi E. Sh., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Të dyshuarit akuzohen për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për vijimin e hetimeve.
- Putin kërkoi ish-Kancelarin Schroeder si ndërmjetës me BE-në për fundin e luftës në Ukrainë, reagon SPD - 11/05/2026
- Barcelona është e Flick! Fitojnë La Ligën duke mposhtur Realin e Madridit, dhe festojnë me trajnerin në ditën që humbi babain - 11/05/2026
- Tensione të reja SHBA-Iran, Trump refuzon planin iranian për paqe: Krejtësisht i papranueshëm - 11/05/2026