Elon Musk ka treguar logon e re të Twitter-it. Në vend të zogut ngjyrë blu, tashmë logoja e Twtter-it do të jetë një X i bardhë në një fushë të zezë.
Në një tweet të publikuar të hënën në mëngjes, Linda Yaccarino shkroi “X është këtu! Le t’ia nisim.”
Po ashtu, sipas pronarit të Twitter-it, postimet nuk do të quhen më “tweet”-e”, por x-e. Miliarderi e ndryshoi edhe foton e tij të profilit duke vendosur logon e re dhe i shtoi X.com, biografisë së tij në Twitter.

Musk kërkon që të krijojë një “super aplikacion” të quajtur “X”, vizioni i tij për një platformë të re sociale për të cilën ai ka muaj që flet.
Të dielën, ai bëri të ditur se logoja e Twitter-it do të ndryshonte, duke shkruar: “Së shpejti, do t’i themi lamtumirë brand-it të Twitter-it dhe, gradualisht edhe zogjve.”

- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026