11.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

Eksod nga Twitter, 1 milion të larguar nga rrjeti social që kur Elon Musk mori drejtimin

Një kompani amerikane e analizimit të të dhënave në rrjetet sociale thotë se që kur Elon Musk u bë pronar i Twitter-it, platforma mund të ketë humbur rreth 1 milion përdorues.

Njeriu më i pasur në botë shpenzoi 44 miliardë dollarë për të marrë kontrollin e kompanisë dhe menjëherë shpalli disa ndryshime drastike. Përveç se paralajmëroi se do të rikthente Donald Trump në platformë, Elon Musk tha se përdoruesit duhet të paguajnë për të përfituar etiketën blu të “verifikimit” të llogarisë.

Reuters raportoi gjithashtu se stafi i brendshëm ka marrë një e-mail ku njoftohen se nga kjo e premte do të nisin largimet nga puna. Sipas agjencisë së lajmeve, mund të shkarkohen rreth 3700 persona, ose gjysma e stafit.

Kompania “Bot Sentinel” thotë se ka analizuar mbi 3,1 milionë llogari në aktivitetin e tyre të përditshëm dhe sipas saj 877 mijë janë mbyllur, ndërsa 497 mijë janë pezulluar mes datave 27 tetor dhe 1 nëntor. Sipas kompanisë, Twitter ka rreth 237 milionë llogari ditore nga të cilat nxjerr të ardhura. Sipas kompanisë VPNOverview, kërkimet për togfjalëshin “Si të fshijmë Twitter” janë rritur me 500% gjatë periudhës 24-31 tetor.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x