15.5 C
Tirana
20 / 09 / 2024

EKSKLUZIVE PER PENA.AL: Një piktor shqiptar krah yjeve të artit botëror Salvador Dali, Picaso, Joan Miro, Rene Magritte, Paul Klee, Alexandër Deyneka, Bansky/ Shqipëria në UEFA jo vetëm me Kombëtaren e Futbollit.

Një piktor shqiptar krah yjeve të artit botëror Salvador Dali, Picaso, Joan Miro, Rene Magritte, Paul Klee, Alexandër Deyneka, Bansky etj.  në ekspozitën në Dortmund

Prej më shumë se një viti, Muzeu i Futbollit Gjerman me qendër në Dortmund, filloi përgatitjet për ekspozitën (instalacion digjital) dedikuar UEFA Euro 2024, me titull “In motion – Art & Football”.

Në një sipërfaqe prej 1000 m2 do të ekspozohen 175 vepra arti të 100 autorëve me temë futbollin. Një burim në Dortmund i konfirmoi Pena.al se mes këtyre 100 autorëve është përzgjedhur vepra e një piktori të njohur shqiptar, realizuar në vitin 1986. Më 27 maj 2024 në muzeun e futbollit gjerman në Dortmund do të hapet ekspozita “In motion & Art e Football”, e cila do të jetë e vizitueshme për publikun deri në 6 janar 2025.

Ky është një rast i veçantë në historinë e artit shqiptar, ku një vepër arti me autor shqiptar ekspozohet krahas emrave yjeve të artit botëror Salvador Dali, Picaso, Joan Miro, Rene Magritte, Paul Klee, Alexandër Deyneka, Bansky, e shumë artistëve të tjerë të niveleve më të larta të artit botëror.

Në prej faqeve të katalogut të ekspozitës prezantohet vepra dhe jetëshkrimi i artistit shqiptar.

Edhe artdashësit dhe sportdashësit shqiptarë do të kenë rastin ta vizitojnë ekspozitën, sidomos ata tifozë që do të ndjekin kombëtarën tonë të futbollit kundër Italisë që do të luhet në Dortmund në 15 qershor 2024.

©pena.al. Ky artikull mund të shpërndahet vetëm duke cituar burimin.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x