Nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, Johan Sterjo ka dhënë dorëheqjen. Ky vendim i Sterjos vjen pasi e motra e tij, Viola Sterjo u arrestua për mashtrim.
Në vitin 2021 Johan Sterjo zuri vendin e Bledi Çomos si nen kryetar i Bashkisë Pogradec duke mbajtur njëkohësisht dhe postin e drejtorit të ujësjellësit të Pogradecit.
Viola Sterjo mbante postin e drejtoreshës së Mjedisit në Bashkinë e Tiranës.
Sterjo është arrestuar, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se në periudhën mes muajit mars dhe nëntor të vitit 2020, përmes mashtrimit dyshohet se ka përfituar një shumë të konsiderueshme monetare, me qëllim ndikimin e saj në institucione shtetërore, që qytetarë të ndryshëm të përfitonin fonde monetare nga shteti.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026