Java e 7 e Kategorisë Superiore u mbyll pa fitues në dy përballje mjaft të luftuara.
Në Rrogozhinë, Egnatia dhe Dinamo ndanë nga një pikë pas një ndeshjeje me tension të lartë që u mbyll 0-0, ku të dyja skuadrat mbetën me nga një lojtar më pak pas kartonëve të kuq.
Ndërkohë në “Arenën Kombëtare”, Tirana dhe Teuta nuk shkuan më shumë se 0-0, në një sfidë ku munguan rastet e pastra dhe vendimtarët në sulm.
Pas këtij barazimi, Egnatia mban vendin e dytë në renditje me 14 pikë, dy më pak se kryesuesja Vllaznia.
Teuta ngjitet në podium me 11 pikë, ndërsa Dinamo renditet e pesta po me 11 pikë, duke ruajtur kontaktin me zonën e sipërme.
Në anën tjetër, Tirana mbetet në krizë rezultatesh në vendin e tëtë me vetëm 6 pikë pas shtatë javësh kampionat.
- Zyrtari i BE-së: Reforma kadastrale, kyçe për integrimin europian dhe forcimin e ekonomisë - 26/05/2026
- “Garë e kontrolluar nga Berisha”/ Salianji nxjerr videon: Në referendumin e PD votuan vetëm 5 mijë vetë - 26/05/2026
- “Zgjedhjet në PD, proces i turpshëm”, Salianji: Demokratët e braktisën Berishën, shifrat u manipuluan, morën pjesë vetëm 5 mijë anëtarë - 26/05/2026