23.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Droni filmon kultivimin e kanabisit në pyjet e Shkodrës, 2 të arrestuar

Dy të rinj janë arrestuar pasi u kapën duke kultivuar dhe ruajtur parcelat me kanabis që kishin mbjellë në pyjet e fshatit Gimaj. Parcela u zbulua nga droni, që solli dhe ndërhyrjen e policisë duke shtrirë në tokë dy të rinjtë dhe i vënë në pranga.

Kanabisi ishte kultivuar në vendin e quajtur “Pylli i Staneve të Gakut”, në fshatin Gimaj të Shkodrës në një terren të pyllëzuar.

Gjatë kontrollit të imtësishëm u gjet dhe sekuestrua një arme zjarri automatik dhe municioni luftarak në afërsi të parcelës me kanabis.

Në pranga përfunduan E. D., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër dhe M. N., 23 vjeç, banues në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër, të cilët akuzohen për “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit”.

Policia e Shkodrës vijon hetimet për identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x