5.5 C
Tirana
03 / 02 / 2026

Dosja ‘Epstein’/ Pas dorëheqjes së Lord Mandelson nga Partia Laburiste, Starmer i bën thirrje Dukës Andrew të dëshmojë

Kryeministri britanik Keir Starmer duket se i ka bërë thirrje Dukës Andrew Mountbatten-Windsor që t’u përgjigjet pyetjeve të Kongresit të SHBA-së lidhur me rastin Jeffrey Epstein.

Duke folur me gazetarët gjatë kthimit nga Japonia, Starmer tha se: “Kushdo që ka informacion duhet të jetë i përgatitur ta ndajë atë informacion në çfarëdo forme që i kërkohet ta bëjë këtë. Viktimat e Epstein duhet të jenë përparësia e parë.

Andrew, të cilit iu hoq titulli “Princ” i ishte kërkuar më herët nga demokratët në Kongres të dëshmojë si pjesë e hetimit ndaj Epstein, një ftesë që Starmer theksoi se duhet shqyrtuar personalishit nga Andrew.

Ky reagim i kryeministrit vjen pas rikujtimit të miqësisë së ish-princit me Epstein, që u përmend sërish në dokumentet e fundit të publikuara nga autoritetet amerikane.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x