13.5 C
Tirana
11 / 03 / 2025

Dosja ‘Buka’/ Shtyhet seanca paraprake për ish-zv.kryeministrin në arrati Arben Ahmetaj, shkak mungesa e gjyqtarit

Mungesa e gjyqtarit, Erion Çela, u bë shkak për dështimin e seancës gjyqësore paraprake ndaj ish-zv.kryeminisitrit, Arben Ahmetaj për dosjen “Buka sha” në Gjykatën e Posaçme.

Burime zyrtare të gjykatës bënë me dije se gjyqtari Çela është me leje.

Në këtë çështje Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim te detyrës” gjatë procedurës së privatizimit të ndërmarrjes “Buka sha”, duke sjellë një dëm prej miliona euro në buxhetin e shtetit.

Kjo çështje vjen për të dytën herë për seancë paraprake. Në dhjetor 2024 GJKKO vendosi ta kthejë në SPAK dosjen për plotësim të hetimeve. Kujtojmë se Ahmetaj po strehohet në Zvicër, ku ka kërkuar edhe azil politik.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x