Dortmund është finalisti i parë i Champions League pasi eliminoi në gjysmëfinale gjigandët francezë të Paris Saint Germain.
Gjermanët fituan dhe ndeshjen e dytë në shtëpinë e PSG, me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të Hummels nga një goditje këndi.
Vendasit e kërkuan më shumë fitoren dhe një vend në finale, por fati nuk ishte me ta në këtë mbrëmje. Porta e gjermanëve u bombardua nga futbollistët e PSG, të cilët goditën dhe 3 herë shtyllën, por topi nuk përfundoi asnjëherë në rrjetë.
Tashmë verdhezinjtë do të presin gjysmëfinalen tjetër mes Realit dhe Bayern Munchen për të parë me kë do të përballen në finalen e 1 qershorit në Uemblit.

Latest posts by Pena Albania (see all)
- Portreti i Mozartit nga Barbara Krafft, referuar përshkrimeve të Maria Anna, motrës së gjeniut të muzikës - 20/10/2026
- Kufiri i brishtë mes të mires dhe të keqes, sipas Gustav Jung - 20/10/2026
- Christiane Amanpour largohet nga CNN/ Gazetarja dhe prezantuesja e njohur ikën pas 43 vitesh: “Jini gjithmonë të vërtetë, jo neutralë”. - 20/10/2026