11.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

“Doktor është shembur ura e Kukësit” – Berisha del bllof, pas talljes me të nga dikush

Sali Berisha është gdhirë këtë të mërkurë, me një denoncim të “fortë”.

Ai postoi në foto në rrjetet sociale, duke thënë se ishte shembur ura e re që po ndërtohet në Kukës.

“Sapo hyri në përdorim u shemb”, shkruante Sali Berisha.

Por, edhe të mos hyje fare në internet, ajo dukej qartë se nuk ishte ura në Kukës.

Foto në fjalë, bën fjalë për një urë ne Indi.

Dhe dikush ka menduar të tallet me Berishën, duke i thënë se ura në fakt ndodhet në Kukës.

Pa e identifikuar fare, siç ndodh zakonisht, Berisha e ka postuar direkt.

Vetëm se komentuesit e kanë masakruar, duke nxjerrë në pah mashtrimin e trashë të tij.

Kjo ka bërë që pas na një ore, Berisha ta fshijë fare foton.

Kjo nuk është hera e parë që tallen me Berishën në fakt, por kjo e sotmja ishte tallje e rëndshme, pasi ja bënte “mu”, që ura nuk ishte në Kukës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x