26.5 C
Tirana
18 / 08 / 2025

Dogjën të gjallë 61-vjeçarin, lihen në burg të akuzuarit, Karaj mohon krimin

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Gazmend Ngotën dhe Marjeta Karajn, të akuzuar për vrasjen e 61-vjeçarit Menduh Kurt-Deda në vitin 2017, duke e djegur të gjallë në Kodër Shupal. Para gjykatës e dyshuara Karai ka mohuar krimin.

I dyshuari Ngota e ka pranuar ngjarjen gjatë deklarimeve në polici. Në gjykatë avokati i Karajt ka pretenduar se Ngota është përdorues i narkotikëve dhe i pabesueshëm.

Zbulimi i ngjarjes ka ardhur për shkak të një përgjimi të Marjeta Karait, e cila një tjetër personi që i kishte borxh i ka thënë “të djeg, si dogja Menduhun”.

Ngjarja ndodhi në vitin 2017, kur 56-vjeçarja së bashku me të birin, Besmir Karaj, 34 vjeç dhe shokun e tij Gazmir Ngota, 39 vjeç, e futën me forcë në makinë Menduh Kurt-Dedën dhe pasi e keqtrajtuan fizikisht e çuan në një zonë pyjore në Kodër-Shupal ku e lidhën me litar dhe e dogjën për së gjalli.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x