11.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

Ditëlindja zërit Engjëllor

Nga Rudolf Marku

Në vitin 1962, në një Festival Këngësh, një këngëtare e panjohur këndoi një këngë me titullin “ Fëmija i parë”. As vetë kengetarja e re dhe as spektatorët e shumtë, nuk kishin se si ta dinin se, kjo këngë shënonte lindjen e këngëtares më të talentuar të muzikës sonë të lehtë, Vaçe Zela. Në fakt, këngës “Fëmija i parë” mund t’i kish shkuar më tepër titulli “Këngëtarja e parë”. Sot Vaçe Zela do kishte mbushur 85 vjeç! Kam qene që herët ndër adhuruesit e shumtë të talentitë saj të madh. Edhe pse kisha një milion pakënaqësira për muzikën e lehtë shqiptare, për atë muzikë që proklamohej si muzika më e pëlqyer e Festivaleve a spektakleve të panumërta të Radio Televizionit. Vaçja me dukej ndryshe. Ajo ishte përherë një dalje nga rreshti i shënuar me të kuqe. Vokali i saj i ngrohtë, i ëmbël, i fuqishëm, rebel, vajzëror, ishte një përjashtim nga rradhët. Ishte një zë për respektin e të cilit isha gati ta toleroja dhe mediokritetin e teksteve. Zeri i Vaçes ishte aq mbizotërues, aq edhe magjepsës, sa nuk të lejonte, tek e dëgjoje, që të mendojë për gjë tjetër veçse për faktin se, sa kohë që këndonte ajo, ti ishe një rob i magjisë së zërit të saj! E zërit të saj pushtues që nuk kishte asgjë të bënte me mangësitë e tjera përreth. Për shumë kohë, Vaçja më dukej e ngjashmja e këngëtarëve që më pëlqenin në vitet e rinisë time, një Joan Baez shqiptare, a nje Mina shqiptare, a një Barbara Streisand…Isha i bindur, siç jam dhe tani, se do të duhen të paktën dhe 100 vite të tjera, që Shqipërisë t’i vijë dhuratë nga Zotat një këngëtare si Vaçe Zela… A very happy birthday, dear Vaçe Zela, atje, në lartesitë qiellore prej ku na vështron duke kënduar me zërin tënd Engjëllor!

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x