12.5 C
Tirana
01 / 03 / 2024

“Dimri do të jetë i gjatë”/ Gazprom publikon VIDEO dhe tallet me Perëndimin. Tregon Europën duke ngrirë pasi Moska ndaloi gazin

Gjigandi energjetik rus, Gazprom, ka banalizuar situatën energjetike në Evropë e një video që paralajmëron një dimër të gjatë me borë dhe akull që përfshin kontinentin.

Klipi dyminutësh i titulluar “Dimri i gjatë” tregon sesi Evropa do të ngrijë mes çmimeve të larta të energjisë, të shkaktuara nga pushtimi në Ukrainë.

Pamjet tregojnë një punëtor që mbyll furnizimet, duke dërguar presionin e gazit në zero, ndërsa retë e akullta shoqërojnë pamjet nga ajri të Brukselit, Berlinit, Parisit dhe Londrës.

Videoja shoqërohet me një grua që këndon me tone të ashpra fjalët e një kënge tradicionale të bardit, “Winter will be Long”, nga Yuri Vizbor.

Në tekstin e saj thuhet: “Shiko, matanë lumit, vjeshta po vdes e qetë… Dhe dimri do të jetë i gjatë, vetëm muzg dhe borë”.

Gazsjellësi Nord Stream 2, i cili u pezullua nga Gjermania si një sanksion kundër pushtimit të Rusisë, shfaqet gjithashtu në video.

Klipi mbyllet me një pamje të selisë së Gazprom në Shën Petersburg, duke treguar Qendrën Lakhta, ndërtesa më e lartë në Evropë.

Videoja u publikua ndërsa Evropa po përpiqet të frenojë një krizë energjetike që mund të çojë në ndërprerje të energjisë elektrike, fabrika të mbyllura dhe një recesion të thellë.

Rusia mbylli furnizimet e gazit natyror të lirë nga i cili kontinenti varej për vite me radhë për të drejtuar fabrika, për të prodhuar energji elektrike dhe për të ngrohur shtëpitë.

Gazprom tha se Nord Stream 1, tubacioni kryesor që transporton gaz në Gjermani, do të qëndrojë i mbyllur, duke fajësuar një rrjedhje nafte dhe duke pretenduar se problemet nuk mund të rregullohen për shkak të sanksioneve që ndalojnë shumë marrëveshje me Rusinë.

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë

https://www.dailymail.co.uk/news/article-11185617/Gazprom-releases-sinister-video-showing-worker-turning-gas-supplies-Europe-freezing.html#v-2302009334335322239

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x