13.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Dhuna në PD më 8 janar, Braho: Ishte planifikuar vrasja e Alibeajt!

Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho deklaroi se më 8 janar, ditën kur ndodhi përplasja mes dy grupeve të PD-së në selinë blu, ishte planifikuar vrasja e Enkelejd Alibeajt.

Në një intervistë për Euronews Albania, Braho u shpreh se Sali Berisha kishte informacione se Alibeaj ishte ndër kundërshtarët e tij më të fortë për kreun e partisë.

“Ai e pushtoi SHQUP-in një vit më parë. Çfarë bëri? Aq më mirë akoma që nuk ka dalë vendimi i gjykatës, ka dashur të hyjë në kundërshtim me ligjin atje.

Ç’do të bëjë ai kur të dalë vendimi i gjylatës, ta zëmë që nuk e njeh partinë e tij? Theu, dogji, shkatërroi, hodhi bpomba, rrezikoi jetën e Alibeajt.

Ishte planifikuar Alibeaj, që të goditej. Atë deklaratë e përkrahu gjysma e deputetëve të Partisë Demokratike. Rrezikohej se ai ishte në krye, kishte informacione Berisha që Alibeaj ishte ndër kontestatorët e tij kryesorë”, theksoi ai

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x