Kryeministri Edi Rama ndau mbrëmjen djeshme pamje nga zbukurimet për festat e fundvitit në Lezhë.
Kreu i qeverisë u shpreh se, Simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë në Lezhë pranë “Fshatit të festave”.
Atmosfera festive ndihet kudo në qytetin e Lezhës.
Dritat shumëngjyrëshe, fishekzjarrët dhe muzika i shtojnë gëzimin fëmijëve të Lezhës që festojnë nën dritat e bredhit, simbolit të festave.
Përgjatë periudhës së festave, në sheshin qendror do të jetë i hapur edhe një panair nga bizneset me produktet bio të zonës.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Dhjetori i festave në Lezhë, Rama: Aty ku Simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë pranë “Fshatit të festave” - 22/12/2024
- “Gjykata e Lartë na dha të drejtë”, Meloni: Të hënën do të shohim si do të procedojmë me Shqipërinë për emigrantët - 22/12/2024
- Rama njoftoi mbylljen për 1 vit, reagon TikTok: Do kërkojmë sqarime nga qeveria shqiptare - 22/12/2024