Në heshtje por me pyetjen “Përse?” familjarë dhe të afërm varrosin sot në Greqi viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur në Tempi të Greqisë.
Trupat e pa jetë të 57 viktimave tashmë u janë dorëzuar familjarëve, mes tyre edhe shtetasit shqiptarë dhe ata me origjinë shqiptare, Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo dhe Joanis Xhollas, ndërsa paraditen e së shtunës priten të përfundojnë edhe analizat e ADN-së për Klaudia Laton dhe Denis Ruçi.
Ndërkohë që janë marrë 56 mostra ADN-je prej familjarëve të viktimave, trupat e të cilëve janë dëmtuar shumë çka e ka bërë të pa mundur identifikimin e deritanishëm të tyre.
Autoritet thonë se po bëjnë të pa mundurën për ta përfunduar identifikimin e viktimave për të dorëzuar trupat e tyre pranë familjarëve sa më shpejt, ndërsa vazhdojnë hetimet lidhur me tragjedinë që shokoi Greqinë dhe jo vetëm.